Objektivi kryesor për ngritjen e kësaj Ftese për Ofertë, është kontraktimi i një ofruesi shërbimi për Blerje pajisje ICT (fotokopje b&w) për përmbushjen e nevojave për realizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të implementimit të projektit “Adresimi i Nevojave Sistemike – Mbështetje për Sistemin e Mbrojtes së Fëmijëve” nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri. Projekti shtrihet në katër bashki kryesore Bashkia Tirane, Shkodër, Korçë dhe Vlorë dhe ka të parashikuar blerjen e disa rafteve për nevoja arkivimi të dokumentacionit të projektit.
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mail-it zyrtar info@soskd.org.al deri më datë 16.04.2025. Çdo ofertë e marrë pas këtij afati nuk do të pranohet. Forma e komunikimit në rast se keni pyetje duhet të jetë me shkrim, nëpërmjet formës elektronike e-mail info@soskd.org.al. Përgjigjet do t’i merrni gjithashtu, nëpërmjet formës elektronike info@soskd.org.al. SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri nuk është përgjegjës për ndonjë kosto që lidhet me përgatitjen e Furnizuesit dhe paraqitjen e ofertës. SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri inkurajon çdo ofrues shërbimi të mundshëm të shmangë dhe të parandalojë konfliktet e interesit. Për më shumë informacion klikoni në këtë link Version-1-TOR-Videografi-dhe-Fotografi.docx Ftese per Oferte_Pajisje ICT-Fotokopje B&W.