SOS Fshatrat e Fëmijëve, përkatësisht SOS Shqipëria, SOS Maqedonia e Veriut, SOS Ukrainë, SOS Bjellorusia dhe SOS Armenia kanë filluar zbatimin e Projektit “E Drejta për një Familje II – Përmirësimi i disponueshmërisë, aksesueshmërisë dhe cilësisë së familjeve kujdestare dhe shërbimeve me bazë komunitare’. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim.
Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për facilitete dhe shërbime të nevojshme për organizim trajnimesh/workshope në qytetetin e Tiranes.
Afati i kontratës me subjektin e perzgjedhur do të jetë e vlefshme për periudhën 01.01.2026-30.04.2029. Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni këtu Facilitete Trajnimi.