Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Qëllimi i kësaj kërkese për ofertë është lidhja e një kontrate me kompani ofruese të artikujve kancelarikë për të furnizuar SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri me kancelari bazuar mbi nevojat e organizatës në kuadër të zhvillimit aktiviteteve dhe të projekteve mbështetëse të saj (materialet e listuara në ofertën financiare, bashkangjitur Ftesës për Ofertë). Afati i kontratës do të jetë 1 vit, me të drejtë rinovimi deri ne 3 vjet.
Nëpërmjet kësaj Ftese për ofertë SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjithë subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e artikujve kancelarikë të paraqesin interesin e tyre brenda datës 11.12.2024, duke paraqitur ofertën financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresën e-mailit info@soskd.org.al
Për më shumë informacion klikoni këtu Oferte Financiare Fshati SOS Ftese per Oferte – Furnizim me produkte kancelarike.