Punonjesi i Kujdesit per te Rinj kontribuon ne krijimin dhe ruajtjen e nje mjedisi te sigurt, mbeshtetes dhe zhvillues per te rinjte, duke i ndihmuar ata te zhvillojne aftesi jetesore, pavaresi personale dhe integrim te qendrueshem social, arsimor dhe profesional.
Detyrat kryesore:
– Krijon dhe miremban nje ambient te sigurt, mbeshtetes dhe familjar per te rinjte
– Ofron mbeshtetje emocionale, keshillim individual dhe ne grup, duke respektuar nevojat dhe fazen e zhvillimit te secilit te ri
– Mbeshtet te rinjte ne procesin e pergatitjes per jetese te pavarur (menaxhimi i kohes, financave, punesimi, jetesa e perditshme).
– Mbeshtet te rinjte ne zhvillimin e identitetit, vete-vleresimit dhe pergjegjesise
– Ndihmon dhe monitoron ecurine arsimore dhe/ose profesionale te te rinjve, duke mbajtur kontakte te rregullta me shkollat, qendrat e formimit profesional dhe punedhenesit e mundshem.
– Mbeshtet te rinjte ne mbajtjen e kontakteve me prinderit dhe te afermit biologjike
– Bashkepunon me komunitetin lokal, institucionet publike dhe aktore te tjere relevante per mireqenien e te rinjve
– Administron dhe monitoron buxhetin ditor/mujor te jeteses se perbashket me te rinjte, ne perputhje me procedurat financiare te organizates.
– Dokumenton dhe raporton rregullisht mbi ecurine e te rinjve, rastet e veçanta dhe aktivitetet e zhvilluara.
* Puna eshte e organizuar me 3 turne
Personat e interesuar jane te ftuar te paraqesin dokumentat e meposhtem brenda dates 22.03.2026, ne adresen hr@soskd.org.al
• Curriculum Vitae;
• Leter interesi;
• Reference
Vetem aplikantet e perzgjedhur, do te kontaktohen per interviste.
Klikoni ketu per me shume informacion Punonjes i Kujdesit per te Rinj