Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:
Punonjës Social ne Projektin e Fuqizimit te Familjes, Shkoder
Punonjësi Social në projektin Fuqizimi i Familjes, Shkoder, është përgjegjës për administrimin individual të rasteve duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet vulnerabël në projekt dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit.
Pergjegjesite Kryesore:
•Punonjesi Social identifikon rastet e familjeve që përmbushin kriteret e përfshirjes në projekt;
•Realizon vlerësimin e plotë të situatës së fëmijëve në ambjentin e tyre socio-familjar përmes takimeve direkte me palët e përfshira dhe metodave të punës sociale
•Siguron dokumentacionin e duhur për çdo familje të përfshirë në projekt dhe siguron plotësimin e dosjes individuale të familjeve në mënyrë të rregullt dhe periodike.
•Planifikon shërbimet dhe ndërhyrjet përmes hartimit të një plani te caktuar
•Siguron shërbime apo ndërhyrje për fëmijët dhe kujdestarët e tyre
•Përdor sistemin e Bazës së të Dhënave për të regjistruar, menaxhuar dhe monitoruar në mënyrë të strukturuar informacionin për familjet dhe rastet që ndjek.
•Koordinon shërbimet që i ofrohen familjeve pjesëmarrëse si brenda qendrës, ashtu edhe jashtë saj.
•Ofron këshillim në përputhje me nevojat e familjes (këshillim orientues, këshillim suportues për të lehtësuar ngarkesat emocionale të familjes, ndërhyrje në situate krize duke u bazuar në këshillim intensiv).
•Zhvillon aktivitete rikrijuese dhe socializuese për fëmijët dhe prindërit.
•Siguron kualifikime profesionale dhe mundësi për punësim për përfituesit.
•Siguron monitorim periodik dhe rivlerësim të rasteve
•Realizon Rivlerësimin e Nevojave dhe PIZHF për cdo familje në mënyrë individuale sipas procedures se administrimit te rasteve.
Per me shume informacion rreth pozicionit, klikoni ketu Punonjes Social S0S Fshatrat e Femijeve