Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Në krijojmë familje për fëmijët në nevojë, në i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Nëpërmjet kësaj Ftese për Ofertë Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri fton të gjithë subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve lidhur me licensat Meraki, të paraqesin interesin e tyre brenda datës 03.06.2024, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al.
Per me shume detaje, ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkengjitur.
Ftese per oferte-Rinovim i licenses Meraki
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi