Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë (Periudhë zëvëndësimi leje lindje 1 vit)
Shef Finance & Përgjegjës i Prokurimeve dhe Logjistikës
Lokacioni: Zyra Nacionale, Tiranë
Roli i pozicionit:
Shefi i Financës dhe Përgjegjësi për Prokurimin dhe Logjistikën është përgjegjës për administrimin, kontrollin dhe raportimin financiar të projekteve dhe aktiviteteve të organizatës, duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar, politikat e brendshme dhe kërkesat e donatorëve. Pozicioni garanton funksionimin e përditshëm financiar të organizatës përmes menaxhimit të proceseve kontabël, buxhetimit, fluksit të parasë, raportimit financiar, deklarimeve fiskale dhe administrimit të aseteve. Gjithashtu, koordinon dhe monitoron proceset e prokurimit dhe logjistikës, duke siguruar transparencë, efikasitet dhe respektim të procedurave të organizatës. Në bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e Financës dhe drejtuesit e tjerë, kontribuon në forcimin e kontrollit të brendshëm, menaxhimin e granteve dhe mbështetjen e vendimmarrjes përmes informacionit financiar të saktë dhe në kohë.
Për më shumë informacion klikoni këtu Financier dhe Pergjegjes i Prokurimeve dhe Logjistikes.