Sherbim katering per trajnimet me prinder - SOS Fshtrat e Fëmijëve

Sherbim katering per trajnimet me prinder

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve. SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin Addressing Systemic Gaps – Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i boshllëqeve sistemike – Mbështetje për Reformat e Sistemit të Mirëqenies së Fëmijëve, financuar nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development / Ministria Federale Gjermane për Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ.
Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për shërbim katering të nevojshme për organizimin e trajnimeve me prinder per modulin SPSC në Lokacionin e Shkodres.

Koha e zhvillimit të trajnimeve me prinder do te jete e shtrire në periudhën Tetor-Dhjetor 2024.
Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton kompanitë /subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve katering të paraqesin interesin e tyre deri më datë 14.10.2024 duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nepermjet postës elektronike.

Dorëzimi i ofertave
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj me e-mail me subjekt ‘’Ofertë për sherbim katering të nevojshme për organizimin e trajnimeve me prinder në periudhën Tetor – Dhjetor 2024 Projekti ‘’Addressing Systemic Gaps – Support to Child Welfare System Reforms” dhe kompania/subjekti që e dorëzon, deri më datë 14.10.2024, me adresë: info@soskd.org.al

Per me shume informacion klikoni  https://soskd.org.al/wp-content/uploads/2024/09/SOS-Fshatrat-e-Femijeve-Shqiperi_Ftese-per-Oferte_-Sherbim-katering-per-trajnimet-me-prinder_Shkoder.pdf

Shpërndaje në mediat sociale

car rental tirana real estate saranda