Ata janë thjesht fëmijë, por mbajnë peshën e botës në zemër! Ndërsa fëmija juaj mund të jetë duke dëgjuar një përrallë para gjumit sonte, një fëmijë tjetër po mendon nëse do të ketë ushqim për nesër.
Asnjë fëmijë nuk duhet të përballet me të ftohtin pa pallto, të shkojë për të fjetur me stomakun bosh, ose ta zërë gjumi duke qarë nga vetmia ose frika. Por, shumë fëmijë e bëjnë.
Ata nuk kanë nevojë për shumë.
Vetëm dikush për t’u kujdesur për ata.
Vetëm dikush të besojë se kanë rëndësi.
Fëmijë që janë pa kujdes prindëror osë ne rrezik për ta humbur dashurinë dhe përkujdesjen e tyre.
Familja, vendi ku gjejmë dashurinë dhe ngushëllimin nga vështirësitë e jetës.
Ne besojmë se duke krijuar angazhime afatgjata, ne do të kemi ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në jetën e tyre.
Ne besojmë në aftesitë dhe mundësitë e secilit dhe ndërtojmë një sistem ku secili mund të zhvillojë potencialin e tij për ardhmen.
Po, ju mund ta mbyllni dhurimin tuaj mujor në çdo kohë. Mjafton të kontaktoni me sms ose me email me stafin tonë në:
Tel: +355 68 403 2897
Email: miksos@soskd.org.al
Dhurimet mujore luajnë një rol thelbësor në sigurimin e qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë së mbështetjes për fëmijët. Duke zgjedhur të kontribuoni çdo muaj në SOS Fshatrat e Fëmijëve, ju ndihmoni në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së më shumë fëmijëve dhe familjeve në nevojë.
Dhurimi mujor është shumë i rëndësishem për ne, pasi na ndihmon të planifikojmë me besim punën tonë dhe të ndihmojmë fëmijët dhe familjet në kushte vulnerabël. Pavarësisht sesa është vlera e dhurimit tuaj, nëpërmjet saj ju ofroni diçka më të madhe, SIGURI. Për fëmijët dhe familjet kjo është vërtet e rëndësishme. Çdo transfertë bamirësie është një kontribut për ndryshime të mëdha në të ardhmen e tyre. Bashkohu me kauzën, për një botë më të mirë!
Procesi për plotësimin e formularit të dhurimit është i ndarë në 3 hapa. Më poshtë gjeni sqarimet e nevojshme për secilin hap.
Hapi 1 – Zgjidhni shumën që dëshironi të dhuroni. Mund të zgjidhni një nga opsionet e shënuara ose ta vendosni vetë shumën në kutinë përkatëse.
Hapi 2 – Vendosja e të dhënave. Të dhënat tuaja, trajtohen me konfidencialitet maksimal. Arsyja e vendosjes së të dhënave është vetëm për qëllim ruajtjen e marrëdhënies, dhënien e informacionit dhe kontaktimit me ju.
Hapi 3- Vendosja e numrit të kartës tuaj. Ky hap i fundit i procesit të dhurimit ndodh në interfaqen e bankës Raiffeisen. Ne nuk kemi informacion dhe asnjë akses ndaj kësaj të dhëne.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, që ndihmon fëmijët pa kujdes prindëror dhe familjet në rrethana të vështira jetësore, prej më shumë se 28 vitesh në Shqipëri. Prej fillimit të punës tonë në Shqipëri, në SOS Fshatit të Fëmijëve në Tiranë, janë rritur mbi 285 fëmijë pa kujdes prindëror. Gjithashtu janë mbështetur mijëra fëmijë në kushte të vështira, nëpërmjet shërbimit të parandalimit të ndarjes së familjes dhe braktisjes së fëmijëve. Organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë internationale që përfaqësohet në 136 vende të botës. Si pjesë e Federatës Ndërkombëtare, ne zbatojmë të gjithë rregulloret dhe politikat e përcaktuara nga Federata e SOS Fshatrave të Fëmijëve. Gjithashtu i nënshtrohemi dy herë në vit, auditeve të brendshme dhe të jashtme.
As we mature, we come to realize that happiness can be found even in the midst of sorrowful tales. During my time in the village, I developed a newfound appreciation for the love that comes with having siblings. Sara* and Ani* became my sisters in the household, and together we shared both our troubles and aspirations. We played, laughed, and even shed tears together. Hand in hand, we grew up alongside each other and created countless cherished memories. Is that the entirety of what a sister represents in the end?
Në vitin 1999 u vendosa në SOS Fshati i Fëmijëve Tiranë pasi familja ime u nda. Isha e frikësuar, e hutuar, por edhe pak kurioze. “Cfarë është ky vend?” mendova. “Mirë se erdhe në familje”, ishte fraza e parë që më tha nëna SOS. Mësova shpejt se quhet familje për një arsye. Personi më i rëndësishëm për ne në të ishte nëna. Përpjekjet e saj për t’u kujdesur për ne e bënin atë më të rëndësishmen në sytë tanë. Edhe pse nuk ishim vëllezër e motra nga gjaku, u bëmë më shumë se kaq. Ndonëse isha vetëm 10 vjeç, jeta ime në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë u ndje si një fillim i ri. Mësova të jetoj ngrohtësisht me njerëz që nuk i njihja apo prisja t’i takoja gjatë jetës sime.
Ndërsa maturohemi, kuptojmë se lumturia mund të gjendet edhe në mes të historive të trishta. Gjatë kohës sime në fshat, kam krijuar një vlerësim të ri për dashurinë që vjen nga të pasurit vëllezër e motra. Sara* dhe Ani* u bënë motrat e mia të familjes dhe së bashku ne ndamë të gjitha problemet dhe aspiratat tona. Luajtëm, qeshëm, madje derdhëm edhe lot bashkë. Dorë për dore, ne u rritëm përkrah njëri-tjetrës dhe krijuam kujtime të panumërta. E në fund të fundit a nuk është kjo cka përfaqëson një moter, dashuri dhe të plot kujtime fëmijërie sëbashku.
Në fshat zbulova dashurinë për sportin dhe aspirova të bëhesha versioni më i mirë i vetes. Me punë te palodhur dhe mbështetjen e atyre që besuan tek unë, ia dola. Unë arrita të diplomohem në Universitetin e Sporteve. Sot, jam krenare jo vetëm për arritjet e mia, por edhe për lumturinë që i solla familjes dhe mbështetësve të mi.
Jeta ime ka qenë një udhëtim i veçantë. Unë kam pasur rastin të rritem në një mjedis të ndryshëm nga shumica e moshatarëve të mi, por në një mënyrë shumë të bukur.
Si nënë e dy fëmijëve, tani e kuptoj rëndësinë e dashurisë, strehimit dhe familjes. Sot, mund ta kuptoj se sa shumë përmbushje shpirtërore kam marrë aty ku jam rritur.
Ndonjëherë më duket sikur jam pjesë e një historie të shkruar në një libër ku vetëm imagjinata ime mund t’i japë jetë fjalëve. Motra ime Sara* më thotë se jam shumë poetike, por mua më pëlqen. Unë dua ta shoh jetën në këtë mënyrë, të hapur për të pranuar surprizat e ardhshme që mund të më sjellë jeta.
*Keni parasysh se për arsye të privatësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, ne kemi ndryshuar emrat origjinalë të fëmijëve.”