SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin “Të Rinjtë Munden për Mirëqenie dhe Punësim”, financuar nga “Children`s Villages Worlwide” gjatë periudhës: 1 Dhjetor 2025 – 30 Nëntor 2029, Vendndodhja: SOS Fshatrat e Fëmijëve, Tiranë.
Projekti synon të mbështesë vetë-qëndrueshmërinë e të rinjve nga grupe të ndryshme vulnerabël, duke adresuar sfidat kryesore që lidhen kryesisht me shërbimet e shëndetit mendor, si mbështetje dhe përgatitje e të rinjve me aftësi, informacion dhe mundësi për të aksesuar punësimin. Projekti synon të rinj vulnerabël të moshës 15–29 vjeç, që vijnë nga shërbimet e përkujdesjes, programet e fuqizimit të familjes dhe komunitetet e margjinalizuara,
Kjo kërkesë për propozime i drejtohet individëve, personave fizik dhe personave juridik që janë të interesuar të aplikojnë për kryerjen e vlerësimit të situatës së objekteve, identifikimin e nevojave për rinovim dhe hartimin e preventivit të punimeve dhe të specifikimeve teknike në kuadrin e projektit “Të Rinjtë Munden për Mirëqenie dhe Punësim”, financuar nga “Children`s Villages Worlwide”.
Detajet në lidhje me përmbajtjen e propozimeve dhe procedurat e dorëzimit shpjegohen në këtë dokument Terma Reference_Ekspert për vlerësim teknik dhe preventiv të punimeve