Ofertë për shërbim Design dhe Printime për nevojat e projetit DE-I. - SOS Fshtrat e Fëmijëve

Ofertë për shërbim Design dhe Printime për nevojat e projetit DE-I.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin Addressing Systemic Gaps – Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i boshllëqeve sistemike – Mbështetje për Reformat e Mbrojtjes Sociale në Shqipqri, Armeni, Bjellorusi, Maqedoninë e veriut dhe Ukraine. Ky projekt synon të përmirësojë të drejtat e fëmijëve me fokus të veçantë në mbështetjen e reformës së sistemeve të kujdesit alternativ dhe procesit të deinstitucionalizimit në këto 5 vende të synuara. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim-BMZ dhe agjencia zbatuese është SOS Fshatrat e Fëmijëve në mbarë botën Hermann Gmeiner Fonds Deutchland e.V.

Impakti i projektit: Fëmijët të cilat kanë humbur kujdesin prindëror ose janë në rrezik për ta humbur atë (të referuar si fëmijë të cënueshëm) ju ofrohet mbrojtje e posaçme  në Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë dhe mund të ushtrojnë të drejtat e tyre për mbrojtjen dhe kujdesin individual. Kështu, në terma afatgjatë, atyre u mundësohet të bëjnë jetë shoqërore aktive, pjesëmarrëse dhe të pavarur.

Objektivi i projektit : Fëmijët në nevojë përfitojnë nga shërbimet parandaluese, kujdesi në familje dhe përpjekjet për deinstitucionalizimin në përputhje me Udhëzimet e OKB-së për Kujdesin Alternativ të Fëmijëve në 5 vendet ku shtrihet prjojekti , Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë.

Kohëzgjatja e projektit është prej 1.10.2021 – 20.04.2025 (43 muaj).

Ju lutemi jepni ofertën tuaj duke plotësuar:

  • Ekstraktin Historik e lëshuar nga QKR brenda muajit të fundit.
  • Fotokopje të certifikatës së regjistrimit si person i tatueshëm nga organi përkatës.
  • Prezantim të punimeve të mëparshme.
  • Ofertën Financiare sipas listës së materialeve të përcaktuara në Aneksin I, bashkangjitur Ftesës për Ofertë. Monedha e kërkuar për çmimet e produkteve është LEKË (ALL).Cmimet duhet te jene me tvsh te perfshire.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave në SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, në adresën e email-it: info@soskd.org.al është datë 23.10.2024. Ofertat do të vlerësohen në përputhje të plotësimit të kërkesave tekniko-ligjore dhe ofertës ekonomike më të favorshme.

Shënim: Çmimi duhet të përfshijë të gjitha kostot deri në dorëzimin e materialeve  në zyrat tona.

Oferta duhet të jetë e vlefshme për minimumi 90 ditë.

Për më shumë informacion klikoni në këtë link https://soskd.org.al/wp-content/uploads/2024/10/Ftese-per-Oferte-_Design-dhe-Printim-Modulesh_Adresimi-i-Nevojave-Sistemike-Mbeshtetje-per-Reformat-e-Mbrojtjes-Sociale.docx.

Shpërndaje në mediat sociale